Vendosni fjalën kyçe....

Man.City i shkakton disfatën e dytë Chelseas, i merr Kupën e Ligës


Man.City i shkakton disfatën e dytë Chelseas, pas asaj në kampionat “qytetarët” i rrëmbejnë Kupën e Ligës “bluvë të Londrës”.

Minutat e rregullta përfunduan në barazim të pastër 0-0 dhe gjithçka u vendos nga pika e bardhë e penalltive.

Penalltitë nisën “ters” për blutë me Jorginho që gaboi në tentativën e parë. Gundogan, Azpilicueta, Sergio Aguero dhe Emerson realizuan saktë për dy ekipet ndërsa Sane dhe dhe Davit Luiz gabuan nga 11 metra distancë.

B.Silva dhe Eden Hazard realizuan për secilin ekip, ndërsa penalltinë e fitores për Man.City e shënoi Sterling duke i dhuruar “qytetarëve” trofeun e Kupës së Ligës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *