Vendosni fjalën kyçe....

Polonia pranon propozimin bërthamor të SHBA-së


Varshava ka pranuar ofertën e SHBA për ndërtimin e termocentralit të parë bërthamor të Polonisë, njoftoi të premten kryeministri Mateusz Morawiecki. Westinghouse Electric Co. do fitojë kontratën për ndërtimin e reaktorëve, i pari prej të cilëve duhet të përfundojë deri në vitin 2033.

“Një aleancë e fortë Poloni-SHBA garanton suksesin e nismave tona të përbashkëta.” – shkroi Moraëiecki të premten në Tëitter, duke shtuar se vendimi për të ‘përdorur teknologjinë e besueshme dhe të sigurt’ të Westinghouse u mor pas bisedimeve me zv.Presidenten Kamala Harris dhe Sekretaren e Energjisë të SHBA-së Jennifer Granholm.

Morawiecki falënderoi gjithashtu ambasadorin e SHBA-së në Poloni Mark Brzezinski, i cili dha propozimin e Westinghouse muajin e kaluar.

Kompania shtetërore e Koresë së Jugut, Korea Hydro Nuclear Poëer kishte paraqitur gjithashtu një ofertë për projektin në prill dhe Varshava gjithashtu kishte diskutuar projektin me kompanitë franceze. Një zyrtar i lartë amerikan u tha gazetarëve se vendimi ishte një ‘marrëveshje e madhe’ sepse do të ‘përcaktonte sigurinë e ndërvarur për dekadat e ardhshme’, sipas Reuters.

Zgjedhja e SHBA-së dhe Westinghouse ishte duke i dërguar një mesazh Rusisë ‘për forcën dhe bashkimin e një aleance SHBA-Poloni’, tha zyrtari.

Më herët të premten, këshilltari për politikën e jashtme të Presidentit Andrzej Duda, Jakub Kumoch, argumentoi se SHBA duhet të vendosë në mënyrë të përhershme trupa dhe armë bërthamore në territorin polak, duke hedhur poshtë traktatin NATO-Rusi të vitit 1997.

Vizioni i Varshavës për projektin energjetik parashikon gjithsej gjashtë reaktorë të ndërtuar deri në vitin 2040 dhe në fund pritet të prodhohen 6 deri në 9 gigavat energji. Investitori i huaj do sigurojë teknologjinë dhe do ndihmojë me menaxhimin dhe financimin e impianteve, në këmbim të 49% të aksioneve në sipërmarrje.

Granholm dhe Westinghouse e parashtruan projektin si një mënyrë për Poloninë për të zvogëluar emetimet e karbonit dhe për të hequr në mënyrë të përshkallëzuar qymyrin. Varshava e ndërpreu importin e gazit natyror rus në prill, për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.