Vendosni fjalën kyçe....

Senatori demokrat Menendez sërish subjekt i një hetimi federal, dyshohet për ryshfet


Senatori Bob Menendez (D-N.J.) është subjekt i një hetimi federal. Lajmi u konfirmua nga këshilltari i tij të mërkurën.

Kjo është hera e dytë që senatori hetohet pasi para shtatë vitesh  u padit për ryshfet dhe dyshime për korrupsion për të cilin prokurorët thuhet se tani po e hetojnë sërish.

Menendez është “në dijeni të një hetimi” ndaj tij, por “nuk e di qëllimin e tij”, tha këshilltari Michael Soliman në një deklaratë për mediat, pasi Semafor raportoi herët të mërkurën se senatori ishte subjekt i një hetimi federal.

Semafor, duke cituar burime anonime, raporton se arsyet e hetimit janë “të ngjashme” me akuzat e mëparshme kundër Menendez, i cili u padit në vitin 2015 për komplot, ryshfet, shkelje të aktit të udhëtimit, dhënie të deklaratave të rreme dhe mashtrim.

Akuzat u rrëzua nga gjykatat pasi gjyqi i tij përfundoi në 2017. Supozohej se Menendez pranoi afërsisht 1 milion dollarë në dhurata dhe kontribute për fushatën e tij nga okulisti nga Florida Salomon Melgen, në këmbim të përdorimit të zyrës së tij për përfitime personale.

Menendez ka planifikuar të kandidojë për tu rizgjedhur në vitin 2024, kështu që nëse hetimi gjen arsye për të paditur Menendez, mund ta pengojë fushatën e tij. Senatori kandidoi më parë për rizgjedhje në vitin 2018, pas gjyqit në çështjen e fundit kundër tij, duke fituar 54% të votave në shtetin me prirje demokratike pavarësisht çështjeve të tij ligjore.

Menendez ka qenë në Senat që nga viti 2006 dhe shërben si kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.