Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lezhë-Laç, 3 të plagosur, një prej tyre mbetet i bllokuar 


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Një nga të plagosurit ka mbetur i bllokuar në makinë, për shkak të shtypjes së fortë të mjetit.

Është kërkuar ndihma e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit.