Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Situata energjetike në vend nuk është e mirë


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një intervistë për Euronews Albania deklaroi se situata energjetike në vend nuk është e mirë.

Ajo tha se shkak është situata hidrike në vend dhe motit pa reshje përgjatë muajit tetor.

Duhet pasur parasysh që sot kaskada është në 269 metra, çka nuk është një shifër e mirë për të treguar nivelet historike të këtij muaji. Megjithatë ne shpresojmë dhe nga të gjitha të dhënat, gjatë muajit nëntor do të ketë padyshim një situatë më të mirë hidrike,” – u shpreh Balluku.

Sidoqoftë, zv. kryeministrja tregoi se ka pasur një ulje me 5% të konsumit në shkallë vendi krahasuar me një vit më parë.

Sipas saj kjo nuk është një ulje e rastësishme dhe bëhet fjalë për një ndërgjegjësim qytetar. Pra, edhe pse nuk kanë favorizuar kushtet atmosferike, shqiptarët kanë ditur të menaxhojnë si duhet situatën energjetike.