Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea fiton ndaj Salzaburgut dhe siguron kualifikimin në fazën tjetër të grupeve


Chelsea ka arritur të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Blutë e Londrës triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Salzburgut në javën e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kovacic kaloi “blutë”  në epërsi në minutën e 23-të të ndeshjes.

Adamu barazoi shifrat në minutën e 49-të, por Havertz me një gol të bukur riktheu epërsinë e londinezëve.

Chelsea ka shkuar në koutën e 10 pikëve në vendin e parë, kurse Salzburg mbetet i dyti me gjashtë pikë.