Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi për vdekje të miturin, arrestohet efektivi i policisë në Gjirokastër


Policia ka arrestuar efektivin e policisë në Gjirokastër i cili përplasi një të mitur në hyrje të fshatit Valare.

I mituri humbi jetën nga përplasja që i shkaktoi mjeti tip Merceds Benz që drejtohej nga punonjësi i policisë, me detyrë Inspektor E. D., 24 vjeç, me detyrë trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, Gjirokastër.

Aksidenti ndodhi më datë 22.10.2022, rreth orës 18:40, në aksin rrugor Shën Todhër-Valare, në hyrje të fshatit Valare.