Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vrarë një 34-vjeçar në Fushë-Krujë, plagë me armë zjarri në këmbë


Gjendet i vrarë një 34-vjeçar në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”. Sipas uniformave blu, 34-vjeçari Indrit Ndoji është gjetur i pajetë në një rrugë dytësore. Ai kishte një plagë në këmbë e cila dyshohet të jetë shkaktuar me armë zjarri.

“Rreth orës 08:20, në lagjen ‘Bakishe Visha’, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi Indrit Ndoj, 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thotë Policia.

Sipas televizionit “News 24”, Indrit Ndoj është gjetur në një kanal anash rrugës nga familjarët e tij të cilët kishin dalë për të shkuar në punë dhe rastësisht e kanë parë familjarin e tyre në kanal.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur natën 34-vjeccari banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm, ndërsa familja në një banesë në lagjen “Bakushe Visha”.