Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet autoboti me karburant, zjarri përfshin hekurudhën dhe qindra shtëpi në Meksikë (VIDEO)


Një zjarr i madh ka përfshirë një linjë hekurudhore dhe disa shtëpi në Aguascalientes, në Meksikën qendrore. Kjo pas aksidentit të një kamioni me karburant që shkaktoi ndezjen e flakëve.

Videoja dramatike e zjarrit u bë virale në mediat sociale. Një video tregoi një tren mallrash mes flakëve.

Faqja e internetit El Universal e Meksikës thotë se më shumë se 1500 njerëz u evakuuan. Disa shtëpi dhe makina janë djegur nga zjarri.

Nuk ka raportime për të vdekur, por disa persona janë dërguar në spital.

Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit.

Një postim në Facebook i kryebashkiakut Leo Montañez flet për 300 shtëpi në zonën e përplasjes, 120 prej të cilave janë dëmtuar.

Nuk dihet saktësisht se si ndodhi përplasja. Raportet fillestare thanë se kamioni ishte përplasur me një tren, por agjencia e lajmeve Reuters tani thotë se kamioni goditi një mbikalim.

 

Firma shtetërore e naftës Pemex ka mohuar të ketë në pronësi kamionin dhe thotë se po ndihmon në përpjekjet për të kontrolluar zjarrin.

Rreth 200 zjarrfikës po përpiqen të frenojnë flakët.

Një video e xhiruar nga një makinë e parkuar aty pranë tregoi një tren të gjatë ngarkesash që kalonte mes flakëve në të dy anët e trasesë.