Vendosni fjalën kyçe....

Man.United fiton ndaj Tottenham


Manchester United e ka shënuar fitoren e gjashtë në kampionat sonte.

“Djajtë e Kuq” triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Tottenhamit, në derbin e javës së 12-të në Premier Ligë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola. Me të nisur pjesa e dytë, Fred shënoi për 1:0 në minutën e 47-të të ndeshjes.

Për 2:0 u përkujdes Bruno Fernandes që shënoi një gol të bukur në minutën e 69-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Manchester United tani shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e pestë, vetëm një pikë larg Chelseas që mban vendin e katërt.

Në anën tjetër, Tottenham mbetet në vendin e tretë me 23 pikë të grumbulluara, katër më pak se lideri Arsenali që e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.