Vendosni fjalën kyçe....

Shoqata e të Verbërve thirrje qeverisë për më shumë vëmendje: Jemi në kufijtë e mbijetesës, ndihma e pamjaftueshme


Zv.presidenti i Shoqatës së të Verbërve Kanan Hysi ka bërë sot thirrje për më shumë vëmendje e përkujdesje për këtë kategori.

Ai tha se kjo kategori duhet të trajtohet ashtu siç i takon e të kenë kushte më të mira infrastrukturore, pagesa më të larta nga ndihma e posaçme e semaforë akustikë, që janë disa nga kërkesat.

Hysi e bëri deklaratën në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj ku ngriti edhe një tjetër çështje si ajo e mungesës së punësimit për të verbërit.

“Ka kërkesa siç është punësimi, numri i të  arsimuarve të verbër është i i madh, po punësimi lë për të dëshiruar. Shuma që marrim është e pamjaftueshme. Edhe pse kompenshemi për energjinë elektrike sërish të ardhurat janë të pamjaftueshme, kemi fëmijë për të rritur. Nëpër rrugë nuk janë shenjat dalluese ku mund të lëvizë një njeri me probleme me shikimin, trotuaret janë të zëna me karrige nga bizneset. I bëjmë thirrje ministrisë së linjës , Ministrisë së Mbrojtjes Sociale, të hedhë sytë pasi gjendja është shumë e rëndë. Unë jam baba i dy  fëmijëve të mitur, duhet pasur pagesa simbolike që të kenë mundësi të vishen, të arsimohen, me këto çmime që janë kohën e sotme. Kompensimi që na jepet për energjinë është i ulët, kur ne qëndrojmë gjatë gjithë kohës në shtëpi e kemi nevojë për ngrohje.” – tha Hysi.