Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe Kancelari gjerman, Friedrich Merz, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët ku i bëjnë thirrje Iranit të angazhohet në negociata për një marrëveshje të re bërthamore me Perëndimin, përcjell Financial Times.
“Ne kemi qenë të qartë se Irani nuk duhet të ketë asnjëherë armë bërthamore dhe nuk duhet më të jetë kërcënim për sigurinë rajonale,” thanë liderët e grupit ‘E3’.
Ata theksuan se Irani duhet të fillojë negociata që do të adresojnë të gjitha shqetësimet lidhur me programin bërthamor të vendit.
Pak para sulmeve të SHBA-së, Irani zhvilloi bisedime me ministrat e Jashtëm të ‘E3’ në Gjenevë.
Në deklaratë po ashtu theksohet: “Ne i bëjmë thirrje Iranit që të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme që mund të destabilizojnë rajonin.”