Vendosni fjalën kyçe....

Greqia mbyll gjatë natës pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë


Greqia prej ditës së sotme gjatë natës do mbyllë pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë.

Sipas njoftimit të përcjellë nga Policia e Shtetit, që nga ora 22:00 deri në 06:00 pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës në hyrje dhe në dalje do qëndrojnë të mbyllura për palën greke si për udhëtarët ashtu edhe për automjetet.

Ndërsa prej 16 gushtit të gjithë shtetasit që hyjnë në Greqi duhet të karantinohen për një periudhë 7 ditore.

Kufirin lejohet ta kalojnë vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse ndërsa  shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *