Vendosni fjalën kyçe....

Rektori Arben Gjata u përgjigjet akuzave se po pengon protestat: Personi s’është fare pedagog te Mjekësia, as e njoh as e kam takuar  


Rektori i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Arben Gjata u është përgjigjur akuzave ndaj tij të bëra sot nga pedagogu Erges Eskiu.

Gjata ka deklaruar se personi në fjalë nuk është fare pedagogë i Mjekëisë dhe nuk e njeh apo takuar ndonjëherë atë.

Në reagimin e tij, rektori Gjata shkruan se nuk ka ndikuar të asnjë pedagog i Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe as nuk ka takuar asnjërin prej tyre për shkak të ngarkesës së madhe.

Po kështu Gjata thekson se si Rektor është zgjedhur nga votat e stafit akademik e studentëve dhe në asnjë rast nuk ka parë bindjet politike të askujt.  

“Te dashur miq, sot në nje televizion dikush qe nuk e njoh dhe as e kam takuar ndonje here deklaroi se Rektori i Universitetit te Mjekesise kercenon pedagoget qe te mos marrin pjese në protesta! Dua te theksoj se deklaruesi nuk eshte fare pedagog i ketij Universiteti dhe t’ju siguroj se në pozicionin e Rektorit jo qe s’kam ndikuar por as kam takuar fare ndonje pedagog te FSHMT keto javet e fundit per shkak te ngarkeses shume te madhe! Si Rektor i UMT jam zgjedhur nga votat e stafit Akademik dhe studenteve, prandaj në asnje rast nuk kam pare bindjet politike te askujt as në rekrutim as në promovim pervec merites! Shpifjet ngado qe te vijne nuk do te me pengojne te jem deri ne fund në mbeshtetje dhe sherbim te studenteve dhe stafit te nderuar te UMT.” – shkruan Arben Gjata.