Vendosni fjalën kyçe....

“Elsa Lila menaxhonte financat e grupit” – Mediet italiane zbulojnë detaje nga operacioni antidrogë


Mediat italiane kanë bërë me dije detaje të reja lidhur për operacionin që çoi në shkatërrimin e grupit të trafikut të drogës në Romë, pjesë e të cilit dyshohet se ishte edhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila.

Sipas Corriere.it, grupi përdorte një lokal në Acilia si bazën e tyre të operimit ku mbanin takime teknike për të menaxhuar trafikun e drogës në rrethe të ndryshme të Romës. Droga ruhej në një magazinë klandestine në zonën e Torreveçhia.

Gjatë hetimeve u sekuestrua mbi një kuintal drogë. Grupi drejtohej nga dy persona, një italian dhe një shqiptar: ky i fundit aktualisht është në kërkim si i arratisur jashtë vendit.

Sipas hetimeve, ishin ata që menaxhonin tregtinë drogës që sillej në Romë dhe më pas shpërndahej në të gjithë territorin, por qendra e operacioneve të organizatës ishte ende në Acilia nga ku vinin porositë për filialet e shpërndara në të gjithë kryeqytetin.

Mes të arrestuarve është edhe këngëtarja shqiptare Lila Elsa, 41 vjeçe. Ajo kishte për detyrë të menaxhonte llogaritë financiare të grupit.

I arrestuar është edhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i përfshirë në hetimet për vrasjen e Fabrizio Piscitelli, kreu i Ultra Lazios të vrarë në gusht 2019.