Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Partisë së Lirisë: Të gjithë e dinë kujt i është vënë viza, rikthimi i vizave thashethem


Kryeministri Rama iu përgjigj deklaratës së Partisë së Lirisë sipas së cilës Çekia ka kërkuar rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët duke përgjegjës të vetëm për këtë kreun e qeverisë.

Rama shkruan në Twitter se të gjithë e dinë kujt i është vënë viza në Shqipëri duke e konsideruar lajmin si thashethem.

Në një shënim në Twitter Rama shkruan se nongrata nuk do i hiqet Berishës e as vizat nuk do rikkthehen.

“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba.” – shkruan Rama.