Vendosni fjalën kyçe....

Beleri për televizionin grek: Më mbajnë se nuk duan që të bëhem kryetar bashkie  


Fredi Beleri në një intervistë për televizionin grek ERT përmes një regjistrimi të bërë gjatë bisedës telefonike që ka pasur me familjen e tij tha se arsyeja pse ndodhet në paraburgim ende është që të mos marrë detyrën e kryetarit të bashkisë së Himarës.

 “Qëllimi i tyre është që unë të mos marr detyrën e kryetarit të bashkisë”, tha Fredi Beleri, duke argumentuar se autoritetet shqiptare do të vazhdojnë politikën e rrëmbimit të pronave greke.

Fredi Beleri, foli për dëshmitarin e policisë duke e konsideruar të paguar nga policia.

“Pasi pranoi se ishte financuar, në çdo vend demokratik akuza do të ishte hedhur poshtë. Unë nuk mund të mbahem në paraburgim për kaq gjatë me dëshminë e një njeriu të dënuar për mashtrim dhe vjedhje. dhe një bashkëpunëtor policie që shefi i policisë së Himarës ka pranuar se është përdorur në raste të tjera. Pyetjes së avokatëve “çfarë ndodhi pasi u larguat që i morët lekët?” thotë se nuk më kujtohet. Shkoi dhe i dorëzoi lekët. pas 8 orësh, një histori e rreme.”

Duke folur për ERT-në nga telefoni i burgjeve shqiptare gjatë një bisede me djalin e tij, Fredi Beleri shpërthen ndaj sistemit të drejtësisë shqiptare, madje duke vënë në dukje paradoksin që në këtë moment në Himarë ai që u mund në zgjedhjet e majit të kaluar vijon të mbetet kryebashkiak.

Gjyqtarët, njerëzit që supozohet të kenë drejtuar “drejtësinë e re” siç duan ta quajnë, këta janë të vjetrit. Janë njerëz që kanë “bisht” nga te shkuara kane afera. Një njeri që ka humbur zgjedhjet mbetet ne administratën e bashkisë dhe për sa kohë qëndron ka akuza në shtypin shqiptar por edhe në gjyqësor se merr vendime që përbëjnë skandale dhe parregullsi financiare. Ne kemi bërë padi për dokumente të falsifikuara që janë në dosje, se SPAK (Gjykata Kundër Korrupsionit) mbyll çështjen dhe nuk pranon paditë tona.”-deklaroi Beleri

Beleri nënvizon se qëllimi kryesor i qeverisë shqiptare është sekuestrimi i pronave, nëpërmjet zbatimit të planit të rindërtimit të Himarës.

Ankthi i zotit Rama ishte të mos humbiste bashkinë e Himarës, besoj se po përpiqet të vendosë. Unë jam jashtë kandidimit për në Bashki, nëse do të mbahen përsëri zgjedhjet, do të vazhdojnë të njëjtën politikë të rrëmbimit të pronave dhe përpjekjeve për të vështirësuar jetën dhe për t’i hequr burimet financiare banorëve vendas, grekëve, me qëllim që të largohen nga ne.

Sipas Belerit, ka prova të prekshme në bazë të të cilave vërtetohet se autoritetet shqiptare po falsifikojnë deklaratat e pasurisë, duke proceduar në të njëjtën kohë me ndryshime të paligjshme në planin zonal të Himarës.