Vendosni fjalën kyçe....

Drake humb 537 mijë paund pasi vuri bast për Barcelonën, por “El Clasico”-n e fitoi Reali


Fiksimi i reperit të njohur kanadez Drake me bastet, jo vetëm që po i humbet atij para, por u ka futur frikën skuadrave që tani me siguri luten që ai të mos vërë bast për to. Kjo sepse shpesh herë kur ai vë baste, humbet.

Saqë shumë media tanimë kanë nisur të përdorin termin “mallkimi i Drake”.

Kështu sot Drake ka humbur 537 mijë paund (ose mbi 800 mijë Dollarë) pasi ka vënë bast për Barcelonën se do të mundte Real Madridin në El Clasico, por e kundërta ndodhi.

Basti i Drake, ishte që të dy skuadrat Arsenali dhe Barcelona do të fitonin ndeshjet e tyre përkatëse të dielën. Pjesa e parë e bastit u realizua, Arsenali fitoi përballë Leeds.

Reperi do fitonte 2.5 milionë paund (ose 3.9 milionë dollarë), por Real Madridi fitoi 3-1 në Bernabeu. 

Drake ka një të kaluar jo shumë të mirë kur bëhet fjalë për lojërat e fatit. Edhe pse ai fitoi 3 milion paund duke mbështetur të dy superyjet britanikë të MMA Paddy Pimblett dhe Molly McCann në fillim të këtij viti, ai humbi gjithashtu 368 mijë paund pas nokautit tronditës të Leon Edwards në UFC 278 të Kamaru Usman.