Vendosni fjalën kyçe....

Basha nxjerr mesazhin e qytetarit nga Korça: Na thanë s’ka më tamponë


Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar te denoncojë mungesën e tamponëve në spitalet në vendin tonë.

Dje ndau në Konferencën me gazetarët deklaratën e një mjeku në Durrës, ndërsa sot lexoi mesazhin që i kishte dërguar një qytetar nga Korça.

Në mesazhin që lexon Basha, qytetari shprehet se përgjigjen e tamponit pozitiv e ka marrë vetëm 8 ditë pasi e bëri. Ai i thotë Bashës se ndodhet në Spitalin Infektiv të Korçës ku sipas tij nuk ka më tampona. Qytetari thotë se dje duhet të kishte bërë tamponin e dytë, por ia kanë mohuar këtë si mundësi. 

”Po ju lexoj një mesazh, para dy ditëve më ka ardhur pas konferencës bashkë.

Z.kryetar unë që po ju shkruaj jam (emri i plotë), kemi dy javë pozitivë. Jemi të regjistruar në Spitalin Infektiv të Korçës. Rezultatin e morëm pas 8 ditësh. Na erdhi Policia që mos na linte të dilnim jashtë. Dje duhet të kishim bërë tamponin tjetër, na thanë nuk ka tampona, madje ka mundësi mos bëhet fare tamponi i dytë. Mjekët janë të mrekullueshëm, por spitalet janë si kazerma ushtrie. S’ka kushte.”– lexon Basha mesazhin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *