Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha fotografohet ne SHBA me shefen e BERZH-it


Ish-kreu i PD-së është fotografuar në SJHBA me shefen e BERZH-it, Renaud Besso.

Ai është fotografuar gjatë një aktivitetit të Qendrës Amerikane për Studime Strategjike në Washington DC.

Mbrëmjen e djeshme kreu i PD-së Berisha tha në emisionin ‘Opinion’ se Basha nuk shkonte dot në SHBA.

Kohët e fundit Basha ka marrë pjesë në disa aktivitete të PD-së në veri e jug të vendit.

Gjatë një takimi me strukturat e Beratit, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj e ish-deputeti Roland Bejko e sulmuan Bashën duke i kërkuar të mos vinte më në takime pasi ishte një kryetar i dështuar për 9 vite që e drejtoi PD-në duke i humbur të gjitha betejat politike.

Ndërkohë sot, Bejko, i cili e kritikoi Bashën pak ditë më parë në Berat, ka komentuar me entuziazëm vizitën e tij në SHBA, duke ironizuar njëkohësisht kreun e PD-së, Berisha, duke e quajtur atë ‘Baba’ e duke e akuzuar se ka gënjyer demokratët në Foltoret e tij, kur pohonte se Basha do arrestohej për lobim me paratë ruse.

“Shikoni Part 2 të lobimit me paret ruse

Pritet arestimi i Bashës nga FBI

Po të nisemi nga ato që ka thënë Baba në Foltore kur gënjente demokratët dhe gjithë shqiptarët, ky duhet të ishte arrestuar për lobimin me paret ruse që në kur zbëriti në aeroport në USA.

Apo e kanë lënë ta arrestojë FBI në dalje?!  Të presim e të shikojmë.”