Vendosni fjalën kyçe....

Masakrohet me shkopinj kreu i partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani (Pamje të rënda)


Kreu i partisë së ekstremit të djathtë AfD për Bremenin, Frank Magnitz, po lufton për jetën pasi ka marrë një plagë të rëndë në kokë pas një sulmi nga persona ende të paidentifikuar.

Magnitz u dërgua me shpejtësi në spitalin e qytetit natën e së hënës pas një lëndimi serioz në kokë, në një sulm që sipas autoriteteve është për motive politike, tha dega e AfD-së për Bremenin, në një deklaratë, duke postuar një imazh të kryetarit të plagosur.

Të armatosur me shkopinj druri, të tre burrat e rrahën politikanin duke e goditur disa herë në kokë dhe e shkelmuan atë, ndërkohë që ai ishte tashmë në tokë, derisa një punonjës ndërtimi pa sulmin dhe u përpoq të ndërhynte.

Sipas deklaratës, sulmi u bë menjëherë pasi Magnitz la pritjen e Vitit të Ri pranë Goetheplatz në Bremen.

“Sot është një ditë e zezë për demokracinë në Gjermani,” tha AfD, duke vënë në dukje se Magnitz mbetet në gjendje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *