Vendosni fjalën kyçe....

Kanye West censurohet sërish


Një episod i emisionit ‘The Shop’ në YouTube, me reperin Kanye West, është censuruar për komentet e supozuara fyese të personazhit të famshëm, tha drejtuesi i shfaqjes Maverick Carter për faqen e internetit Andscape të martën.

West përdori ‘The Shop’ për të përsëritur më shumë gjuhë urrejtjeje dhe stereotipe jashtëzakonisht të rrezikshme, tha Carter, duke shtuar se ndryshe nga Fox News, që thjesht redaktoi komentet më ‘fyese’ të West nga një intervistë me Tucker Carlson javën e kaluar, ‘The Shop’ kishte zgjedhur të mos publikojë asnjë nga vërejtjet e tij.

“Edhe pse The Shop përqafon të folurit të mbushur me mendime dhe opinione të ndryshme, ne kemi zero tolerancë për gjuhën e urrejtjes të çdo lloji dhe nuk do të lejojmë kurrë që kanalet tona të përdoren për të nxitur.” – shpjegoi Carter, duke i kërkuar falje stafit të emisionit dhe të ftuarve të tjerë të episodit, që përfshinte reperin tjetër Jeezy dhe stilistin Salehe Bembury.

“Gjuha e urrejtjes nuk duhet të ketë kurrë dëgjues.” – përfundoi ai.

West thuhet se ‘i dyfishoi komentet e tij të fundit antisemite’ në episodin tashmë të hequr, sipas burimeve të brendshme të cituara nga Andscape. Ylli u bllokua së fundi nga llogaria e tij në Instagram për një postim që bëri duke nënkuptuar se reperi tjetër Sean ‘Diddy’ Combs po vepronte me urdhër të ‘popullit hebre’.

Në një video të postuar në mediat sociale, Combs u kërkoi ndjekësve që të mos blejnë ose veshin këmisha e rroba, të cilat West i zbuloi në një shfaqje të papritur të modës në Paris në fillim të këtij muaji.

West kishte përdorur më parë fjalën ‘çifut’ për t’iu referuar zezakëve gjatë intervistës së Fox News në një nga segmentet që përfunduan duke u redaktuar, teksa deklaroi se themeluesja e ‘Planned Parenthood’ Margaret Sanger kishte krijuar organizatën ‘për të kontrolluar popullsinë hebreje’.