Vendosni fjalën kyçe....

Andi Rraja, nipi i ish- deputetit të PS-së kërkon masë më të lehtë sigurie në gjykatën e Apelit


Andi Rraja, nipi i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, i arrestuar për dhunën barbare ndaj fisit Maja në Krujë kërkon masë më të lehtë sigurie.

Përmes një shkrese drejtuar Apelit, ai kërkon zëvendësimin e masës ‘arrest në burg’ me ‘detyrim paraqitje’.

Andi Rraja ishte mes tre agresorëve së bashku me Indeidi Rraja dhe Eni që sulmuan me armë dhe shkopa bejsbolli Bilbil dhe Jashar Majën në Borizanë të Krujës. Edhe dy të tjerët kanë kërkuar lehtësim mase.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka vendosur të kryeje një riekspertim për Jashar e Bilbil Majën, dy kushërinjtë nga Fushë Kruja, të cilët ranë pre e dhunës barbare më 6 korrik 2023 nga anëtaret e fisit Rraja., pasi ekspertiza e datës 24 korrik e kryer nga mjeku ligjor Elton Serani, i cilësoi dëmtimet e marra nga dy të plagosurit të pa rrezikshme per jetën në kufijtë e plagosjes së lehtë, duke lehtësuar pozitën e të akuzuarve