Vendosni fjalën kyçe....

Kapet duke shitur kokainë, arrestohet shtetasi shqiptar


Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët në San Benedetto.

44-vjeçari ishte në ndjekje të autoriteteve italiane, teksa po lëvizte me automjetin e tij së bashku me një person tjetër.

Karabinierët morën masa për ndalimin e tyre, ndërsa gjetën një zarf me kokainë. Po ashtu zbuluan edhe rreth 2000 euro para, të konsideruara si të ardhura të paligjshme.

Policia e pikasi shtetasin shqiptar duke drejtuar makinën e tij, ndërsa me të ndodhej edhe një person tjetër, i cili pasi kishte bërë vetëm njëqind metra, doli menjëherë nga automjeti.

Të dyshuar për këtë lëvizje, karabinierët morën masa për bllokimin e të dyve, duke i gjetur pasagjerit një sasi kokaine prej një gram dhe në xhepin e shoferit rreth 2000 euro cash, para të sekuestruara pasi konsideroheshin si të ardhura të paligjshme.