Vendosni fjalën kyçe....

Biden: Besoj se mund ta mposht sërish Trumpin


Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, tha se ai është i vetmi që mund të fitojë kundër Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në vitin 2023.

Biden tha gjithashtu se ende nuk e ka vendosur përfundimisht nëse do të kandidojë, diçka që as rivali i tij në zgjedhjet e kaluara nuk e ka bërë.

“Çështja kryesore sigurisht është se kur do të shpallni zyrtarisht nëse do të kandidoni apo jo për vitin 2024, mendoni se do të merrni një vendim brenda fundit të vitit?”, e pyeti gazetari Tapper presidentin. “Shiko, nuk do merrem me vendimin tim, do merrem me vitin që vjen pas zgjedhjeve të nëntorit, më pas do të nis procesin e vendimmarrjes” , tha Presidenti i SHBA-ve në një intervistë për CNN,.

I pyetur nëse sipas llogarive të tij, mendonte se mund të mposhte Trump, Biden u përgjigj: “Besoj se mund ta mposht prapë Donald Trumpin”.