Vendosni fjalën kyçe....

Meta paralajmëron Ramën: Po preke 5 qershorin do më kesh në çdo shesh të Shqipërisë


Presidenti Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama duke i kërkuar që të mos e prekë marrëveshjen e 5 qershorit.

Ai e quan kreun e qeverisë ‘Mister 1 prilli’ ndërsa e cilëson si trafikantin më të papërgjegjshëm, peng i bandave të armatosura të Shqipërisë.

Kreu i shtetit paralajmëron kreun e qeverisë se nëse ai do prekë marrëveshjen e 5 qershorit, atëherë do jetë në çdo shesh të Shqipërisë.

“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit! Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti. Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.” – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *