Vendosni fjalën kyçe....

Berisha takohet me këshilltarin e Berlusconit: Rezultati zgjedhor në Itali, fillim i ri bashkëpunimi mes PD dhe koalicionit qeverisës italian


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me këshilltarin e presidentit të Forza Italia, Marco Marrone.

Berisha ka publikuar disa foto nga ky takim në rrjetet sociale, ndërsa shton se e uroi zyrtarin italian për rezultatin në zgjedhje, ku triumfoi koalicioni i djathtë.

“Takim me Dr. Marco Marrone, Këshilltar i Presidentit të Forza Italia.

Rezultati zgjedhor në Itali parashtron një fillim të ri në bashkëpunimin mes PD dhe koalicionit qeverisës në Itali.

Ky ishte mesazhi kryesor nga takimi miqësor që pata kënaqësinë të zhvilloja me Dr. Marco Marrone, Këshilltar i Presidentit të Forza Italia, Z. Silvio Berlusconi, së bashku me Kryetarin e Degës Romë të PD, Z. Bardhok Doda.

Gjatë takimit i shpreha Z. Marrone urimet më të mira për rezultatin historik të arrirë nga Forza Italia dhe nga koalicioni i qëndrës së djathtë gjatë zgjedhjeve të 25 shtatorit, duke i uruar një fillim sa më të shpejtë e të suksesshëm ekipit të ri qeverisës.

Rikujtova gjithashtu se bashkëpunimi mes dy vëndeve tona mbetet i një rëndësie thelbësore në çdo dimension, ekonomik e social, politik, por në veçanti në drejtim të luftës kundër krimit të organzuar dhe forcimit të shtetit ligjor.

Gjatë takimit, patëm mundësinë t’i përcillnim urimet tona dhe familjes Berlusconi nëpërmjet një komunikimi telefonik me Z. Paolo Berlusconi.

Gjej rastin të falenderoj Z. Marrone për përcjelljen nga ana e tij, të vlerësimit me çertifikatën e Honoris Causa ndaj meje të lëshuar nga Universiteti Ruggero II, liçencuar në Shtetin e Floridas në SHBA.”- shkruan Berisha.