Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Raporti i Dick Marty, “Fake News”-i më i tmerrshëm i shpërndarë ndonjëherë


Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg tha se raporti i Dick Marty është “fake news”-i më i madh i shpërndarë ndonjëherë.

“Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të UÇK dhe i akuzonte për krime të tmerrshme, përfshirë edhe trafikim organesh. Ai raport nuk provoi asnjë nga akuzat. Edhe delegacioni shqiptar i atëhershëm nuk e pengoi këtë, edhe pse nuk pati asnjë gjë pro nga ato që autorët e raportit pretendonin.

Unë jam këtu sot jo sepse ne nuk e dinim që ky është lajmi më i tmerrshëm i rremë i shpërndarë ndonjëherë, i shpërndarë këtë herë nga Këshilli i Evropës por pritëm me durim për të parë akuzën zyrtare.

Janë pretendimet tërësisht të pavërtetuara të një ish kryeprokurore në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj çoi në një mocion e më pas në një raport që më pas i shndërrua në një rezolutë të kësaj Asambleje parlamentare që çoi më pas në krijimin e prokurorisë speciale që kërkon të dënojë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare.”- tha Rama.

Kryeministri shqiptar iu drejtua ndërkombëtarëve me pyetjen “kush i pengoi akuzuesit e UÇK-së të kryenin hetime të thella”?” dhe si vazhduan të mbeten ende këto akuza.

“Të njëjtat institucione ndërkombëtare që i dhanë Kosovën të drejtën e lirisë, minuan vetë veprimet e tyre, vetë parimet e tyre dhe jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin e luftës së lirisë së Kosovës, por përmes veprimeve të tyre hamendësuar se kurrë nuk kishte pasur një të tillë. Këtu janë faktet. Më pak se një dekadë pas ndërhyrjes së NATO, Carla Del Ponte, ish kryeprokurore, botoi një libër kujtimesh ku pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e UCK, përfshi edhe trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditjeje në mbarë botën dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi, pavarësisht faktit, akuzat u mohuan kategorikisht në Kovë. Pyetja më misterioze ishte “Cfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të hetuar më tej”?. Hetimet kishin dalë me rezultate jo bindëse në 2004, po si vazhduan të mbeteshin këto akuza? Pyetjet ishin kaq interesante që tërhoqën vëmendjen e njerëzve të Putin, e një njeri i tillë, Kostandin Kosacev, kreu i delegacionit Rus në Asamblenë e Këshillit të Europës, paraqiti një mocion, ‘trajtim çnjerëzor dhe trafikim i paligjshëm i organeve në Kosovo’, kështu e quajnë pushtuesit, Kosovo.”- tha Rama.