Vendosni fjalën kyçe....

Seksizmi në media, shoqëria civile dhe media në bashkëpunim për zgjidhje emergjente


Seksizmi në përmbajtjet mediatike në Shqipëri është kthyer në një problematikë të mprehtë. Gra që shihen si objekte, gra që shihen dhe raportohen me karakteristika të pamjes, fëmijë që bombardohen në orare të papërshtatshme me përmbajtje etike të debatueshme por edhe përmbajtje mediatike që seksizmin si fenomen e demostrojnë me figura politikanësh.

Kjo situatë kërkon zgjidhje emergjente, duke filluar nga ndërgjegjësimi, vetërregullimi i medieve e deri te ndërhyrja në ligj.

Media dhe shoqëria civile u bënë bashkë për të diskutuar këto zgjidhje.

Organizata e Gruas në Audiovizual organizoi tryezën me temë ” Harmonizimi i legjislacionit kombëtar me EU acquis në lidhje me seksizmin në media” që kishte si qëllim kryesor fuqizimin e kapaciteteve të shoqërisë civile në përgjigje të adresimit të kësaj çështjeje si një e drejtë themelore e njeriut

17 përfaqësues të shoqërisë civile nga 8 organizata, përfshirë dhe AWA, morën informacion mbi aktet ndërkombëtare që adresojnë çështjen e seksizmit në media.

Pjesëmarrësit ranë dakord mbi rëndësinë e advokimit dhe lobimit me qëllim që shqetësimet dhe raportime mbi këtë fenomen jo vetëm të kenë një kuadër ligjor të përditësuar, por edhe një mekanizëm të dedikuar që garanton zbatimin e tij.