Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Financave izraelite: Lufta në Gaza na kushton rreth 246 milionë dollarë në ditë


Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, thotë se kostoja e drejtpërdrejtë e luftës është rreth 246 milionë dollarë në ditë për vendin.

Mediat izraelite raportuan se Smotrich nuk kishte një vlerësim të kostove indirekte për një ekonomi pjesërisht të paralizuar nga mobilizimi masiv i rezervistëve ushtarakë dhe sulmet me raketa të grupeve të armatosura palestineze, raporton Al Jazeera.

Ai komentoi gjithashtu uljen e S&P Global të perspektivës së Izraelit në “negative” nga “stabile”, duke thënë se rishikimi ishte “alarmist” dhe se ai nuk parashikonte deficite të mëdha izraelite pavarësisht krizës.