Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet brenda minierës në Bulqizë, humb jetën një 52-vjeçar


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në një minierë në Bulqizë.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi K.L 52-vjeç.

“Në një subjekt minerar në Bulqizë,  dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të  ngjarjes”-njofton policia.