Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni përplas makinën në Fushë-Prezë, një person i plagosur


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Fushë-Prezës në Tiranë.

Siç bëjnë me dije uniformat blu, një kamion është përplasur me një makinë e për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit të fundit.

I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 10.10.2022, në Fushë Prezë, një mjet tip kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë drejtuesi i autoveturës është dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”—thuhet në njoftimin e Policisë.