Vendosni fjalën kyçe....

Tjetërsim pronash te ‘Rana e Hedhun’, Apeli lë në fuqi dënimin me 13 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS-së


Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsioni e Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 13 vjet burg për Gjevi Ndokën, vëllain e ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka.

Ai është pjesë e një grupi që akuzohen për tjetërsim pronash në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në Shëngjin, raportoi gazetarja Klodiana Lala për BW.

Gjevi Ndoka do duhet të vuajë dënimin e lartpërmendur ndërsa e motra, Mimoza Ndoka, nga shërbimi i provës do vuajë 5 vite e 4 muaj burg.

Njoftimi

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më datë10.10.2022, shqyrtoi kërkesën e regjistruar me nr. 137 akti, datë 28.07.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankues i Gjevi Ndoka, ndaj vendimit nr. 207, datë 29.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: “1.Bashkimin e dënimit penal të dhënë me vendimin nr. 09, datë 01.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lënë në fuqi me vendimin nr.18, datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me dënimin penal të caktuar me vendimin nr.12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të ndryshuar me vendimin nr.23, datë 15.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke i caktuar të dënuarit Gj. (Xh.) N., i biri i {…} dhe {…}, i datëlindjes {…}, lindur në {…}, një dënim të vetëm prej 13(trembëdhjetë) vjet burgim, vuajtja e të cilit të fillojë nga dita e arrestimit datë 21.10.2018 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.” Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: -Lënien në fuqi të vendimit nr.207, datë 29.06.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”