Vendosni fjalën kyçe....

Borrell: Rritja e normave të interesit në SHBA rrit rrezikun për recesion


Rritja e normave të interesit në Shtetet e Bashkuara është duke ndikuar në rritje globale të çmimeve, në kohën e krizës ushqimore dhe luftës në Ukrainë, duke i prezantuar botës “stuhinë perfekte”, ka thënë kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell.

“Të gjithë po nguten për rritje të normave të interesit – kjo gjë po shtyn botën drejt recesionit”, ka parashikuar Borrell në një takim me ambasadorët e bllokut evropian.

Rritja e vlerës së dollarit amerikan është duke i bërë çmimet e produkteve bazë në shtete tjera gati të përballueshme, përveç nëse bankat qendrore ndjekin shembullin e Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara, ka sqaruar ai.

Eurozona veçse është duke luftuar rritjen e normës së interesit për të ulur nivelin e inflacionit.