Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Ibrahimaj: Gjysmën e parë të vitit papunësia u ul me 11.3%, punësimi u rrit me 4.3%


Ministrja e Financave Ibrahimaj tha sot se pavarësisht problemeve me të cilat përballet pjesa tjetër e botës, Shqipëria ka mundur të ulë papunësinë me 11.4% në gjysjën e parë të vitit 2022 duke rritur punësimin me 4.3% krahasuar me vitin tjetër.

Ajo e bëri deklaratën gjatë një konference të përbashkët me shefen e FMN-së në Tiranë Yan Sun e Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Lidhur me inflacionin Ibrahimaj tha se pritet që ai të vijë në ulje pavarësisht inflacionit të lartë me të cilin përballen vendet e BE-së.

“Lufta në Ukrainë ka pasur ndikim negative në ekonominë tonë. Por pavarësisht problemeve në pjesën tjetër të botës ekonomia shqiptare performoi pozitivisht. Në 3 mujorin e tretë ekonomia u rrit me ritme me të larta se në 3 mujorin e dytë. Gjatë gjysmës së parë të vitit, papunësia u ul me 11.3% ndërsa punësimi u rrit e 4.3% në krahasim me vitin e kaluar. Gjatë kësaj periudhe çështja kryesore ka qenë inflacioni i lartë i goditur nga oferta globale e disa mallrave bazë.

Në vendin tonë krahasuar edhe me vendet e rajonit ka qenë ndjeshëm më i ulët. Vlerën më të lartë e ka pasur në muajin gusht me 8%. Ne parashikojmë që gjatë këtij viti të kemi një nivel mesatar inflacioni në nivelin 6.5. Ky është nxitur nga goditja e ofertës dhe besojmë se nuk ka baza të forta që të vazhdojë në rritje besojmë se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një reduktim të ndjeshëm të inflacionit. Parashikojmë një normë inflacioni në rënie me 3.6 %. Duke u mbyllur në dhjetor të vitit 2023 me 3%..” – u shpreh Ibrahimaj.