Vendosni fjalën kyçe....

Arsenali thyen Liverpulin, rimerr kreun


Arsenali ka mundur Liverpulin 3-2 në një ndeshje spektakolare që i lejon londinezët që të ruajnë kreun e renditjes.

‘Topçinjtë’ e gjetën golin e fitores në minutën e 76-të me Saka. Pjesa e parë përfundoi 2-1 për  vendasit që shënuan dy herë me Martinelli e Saka ndërsa Liverpuli shënoi njëherë me Nunez.

Me fillimin e së dytës, braziliani Firmino barazoi gjithçka në minutën e 53-të ndërsa u desh një 11-metërsh për t’u dhënë fitoren pritësve.

Arsenali ka njëë pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë ndërsa Liverpuli po bën një sezon tejet zhgënjyes duke mbajtur vendin e dhjetë në renditje, 14 pikë larg kreut.