Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid i falet një mbrojtësi për rikthimin te fitorja në La Liga


Pas barazimit me Osasunan javën e kaluar, Real Madridi është kthyer te fitorja në La Liga.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi ndaj Getafes.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Coliseum Alfonso Perez”, përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Los Blancos” e shënoi Eder Militao, në minutën e tretë.

Real Madridi pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe momentalisht është lider në tabelë, me tri pikë më shumë se Barcelona.

Por, renditja mund të ndryshojë sërish, pasi Barça e zhvillon nesër ndeshjen e kësaj jave, kundër Celta Vigos.

Getafe ndodhet në pozitën e 16-të me 7 pikë.