Vendosni fjalën kyçe....

Policia: Arrestuam Fatjon Muratin të shpallur në kërkim, ndaj Endrit Dokles po vijojmë veprimet hetimore


Policia e Shtetit ka dalë me njoftim se ka arrestuar shtetasin Fatjon Murati 32-vjeç banues në Tiranë i cili në momentin e arrestimit ishte i shoqëruar nga Endrit Dokle dhe shtetasi Gentian Reçi 39-vjeç

Sipas njoftimit të policisë Murati ishte shpallur në kërkim pasi rezulton bashkëpunëtor me shtetasin Kristian Gjini i arrestuar ne kuadër të operacionit “Ruger” më 12 korrik 2022.

Ndërsa për Doklen dhe Reçin po vijojnë veprimet hetimore.

Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore”-njofton policia.

Në operacionin “Ruger” u sekuestruan 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.