Vendosni fjalën kyçe....

U arrestua për inceneratorin e Fierit, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako


Është liruar nga burgu ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako,i cili u arrestua pas akuzave për inceneratorin e Fierit.

Lajmi është konfirmuar për BW nga gazetarja Klodiana Lala, sipas së cilës Bllako është lënë në arrest shtëpie.

Edhe më herët, deputeti e kishte kërkuar në disa raste ndryshimin e masës së arrestit.

Ai akuzohet nga SPAK për korrupsion e shpërdorim detyre lidhur me inceneratorin e Fierit, çështje nën hetim nga prokuroria.

Aktualisht i vetmi ish-zyrtar i lartë që ndodhet në burg për çështjen e inceneratorëve është ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.