Vendosni fjalën kyçe....

Kur ëndrrat bëhen realitet, publikohet video e Rodriguez 23-vjeçar: Më mundësoni një takim me Jennifer Lopez


Publikohet një video e Alex Rodriguez që tregon se si ëndrrat mund të bëhen realitet. Në videon e xhiruar në vitin 1998 kur ai ishte vetëm 23-vjeç, dhe pjesë e skuadrës së bejsbollit “Neë York Yankees”, ai pyetet se cili do ishte takimi i ëndrrave për të.

Dhe përgjigja e tij ishte: “Jennifer Lopez, shpresoj që ju të më mundësoni një takim me të”. Kështu bejsbollisti jo vetëm e takoi gruan e ëndrrave, por tani prej tre muajsh janë të fejuar.

Rodriguez e ka publikuar videon në fjalë në “Instagram”, krahas së cilës shkruan: “Kisha një ndjenjë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *