Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon seanca për Aqli Bllakon në Apelin e GJKKO-së, togat e zeza tërhiqen për vendim


Ditën e sotme ish-deputeti Alqi Bllako u përball në seancën e programuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas përfundimit të seancës trupa e gjykatësve është tërhequr për të marrë vendim.

Vendimi u njoftua se do të jepet rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Alqi Bllako kërkoi ndryshim të masës së arrestit. 

Ish-deputeti i PS akuzohet për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim” dhe “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore”.

 

Alqi Bllako dyshohet se në bashkëpunim me Pëllumb Abeshin, dhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, falsifikuan dokumentet për shpronësimin e pronës, ku do të ngrihej impianti i trajtimit të mbetjeve të Fierit, duke shkaktuar një dëm financiar prej 16.2 milionë lekësh.