Vendosni fjalën kyçe....

Francezja Annie Ernaux fiton çmimin Nobel për Letërsinë


Çmimi Nobel në letërsi i është dhënë shkrimtares franceze Annie Ernaux ‘për guximin dhe mprehtësinë me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale’.

Ernaux, e cila shkruan romane për jetën e përditshme në Francë, si dhe jo-fiction dhe është një nga autoret më të njohura të vendit, ka qenë ndër favoritët për të fituar çmimin.

Përfaqësuesit e çmimit prestigjioz tha se ata ende ‘nuk kishin qenë në gjendje të kontaktonin Annie Ernaux në telefon’, por pritej që së shpejti të mund të flisnin me të.

Anders Olsson, kryetare e komitetit të Nobelit, tha se në punën e saj, ‘Ernaux vazhdimisht dhe nga këndvështrime të ndryshme, shqyrton një jetë të shënuar nga pabarazi të forta në lidhje me gjininë, gjuhën dhe nivelin’.

Ernaux ka lindur në vitin 1940 dhe është rritur në qytetin e vogël Yvetot në Normandi. Ajo studioi në Universitetin e Rouen-it, dhe më vonë dha mësim në shkollën e mesme. Nga viti 1977 deri në vitin 2000, shkrimtarja ishte profesore në Centre National d’Enseignement par Correspondance.

Debutimi i saj ishte me veprën ‘Les armoires vides’, botuar në 1974 në Francë dhe si ‘Cleaned Out’ në anglisht në 1990. Ishte libri i saj i katërt, ‘La place or A Man’s Place’, që ishte zbulimi i saj letrar.

Ernaux fitoi çmimin Renaudot në Francë në vitin 2008 për autobiografinë e saj ‘The Years’, e cila u përfshi në listën e ngushtë për Çmimin Ndërkombëtar Man Booker në 2019 kur u përkthye në anglisht nga Alison L Strayer.