Vendosni fjalën kyçe....

Trump padit CNN për shpifje, kërkon 475 milionë dollarë dëmshpërblim


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paditur kundërshtarin e tij kryesor mediatik, kanalin e lajmeve CNN, për shpifje, duke kërkuar 475 milionë dollarë dëmshpërblim.

Manjati i pasurive të paluajtshme, i kthyer në politikan republikan, ngriti padinë të hënën në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së për Distriktin Jugor të Floridës.

“Përtej thjesht nënvizimit të çdo informacioni negativ ndaj klientit tonë dhe injorimit të të gjitha informacioneve pozitive rreth tij, CNN ka kërkuar të përdorë ndikimin e saj masiv – supozohet se është një burim lajmesh ‘i besuar’ – për të shpifur ndaj Donald Trump në mendjet e shikuesve dhe ndjekësve të tij me qëllimin për ta mundur atë politikisht.” – argumenton padia.

Ai shton se CNN përdori emërtime ‘skandaloze’ për të shkatërruar imazhin e ish-presidentit për audiencën e tij, duke e denoncuar atë si një ‘racist’, ‘lake rus’, ‘rebel’ e ‘Hitler’. Të paktën kjo e fundit ngrihet në nivelin e ‘keqdashjes’, pretendoi Trump.

Si rezultat i narrativës së vazhdueshme të CNN se ‘Trump është Hitler’, audienca e saj i ka lidhur në mënyrë të pakthyeshme të dy personazhet vijon padia.

CNN jo vetëm që i shkaktoi Trumpit ‘dëmtim të reputacionit të tij, siklet, dhimbje, poshtërim dhe ankth mendor’, sipas padisë, por e bëri këtë nga inati dhe i vetëdijshëm se po gënjejnë, pasi thuhet se refuzoi të korrigjonte një listë të të rreme deklaratash shpifëse’ tha ekipi ligjor i Trump.

Avokatët e tij kanë kërkuar heqjen e deklaratave, 475 milionë dollarë dëmshpërblim, pagesën e tarifave ligjore dhe të udhëtimit.