Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Rama dhe Çuçi nuk panë katet pa leje të Arben Malokut në “Myslym Shyr” kur bleu vota për PS-në


Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar ndërtimin pa leje të sekuestruar nga qeveria në Myslym Shyr.

Vasili thotë se katet pa leje të ndërtuara nga Arben Maloku nuk u panë nga qeveria kur bleu vota për Partinë Socialiste.

Deputeti i PL-së ka shpërndarë edhe foto të Arben Malokut kur bën fushatë për Erion Veliajn. Arben Maloku ka qenë edhe administrator i Njësisë Zall Herr deri para disa muajsh.

Çfarë palaçosh, Rama dhe Çuçi i Ramës, kur blejnë votat nuk i shohin katet e Arben Malokut !

Rama, Çuçi i Rames, Veliaj i Rames nuk i shohin dot katet pa leje të Arben Malokut kur ka zgjedhje, se duhen për të blerë e për të grabitur votat.

Ky Çuçi është vërtet një karagjoz i papare, që e ka zyrën 300 metra larg nga katet pa leje te Rruga Myslym Shyri po katet me vite nuk i shihte dot.

Këta hajdutë votash me Edi Ramën me krye bëjnë edhe sikur ankohen nga drejtësia se gjoja i paska penguar.

Dhe kush pa, këta qe i çojnë njerëzve të thjeshtë policinë në shtëpi se riparojnë ËC- në, apo lavamanin apo pllakat majolike në banjë.

Këta e kane syrin pishe për të parë kotecin në Vlorë, apo një fshatar, që shet dy kg domate dhe tre tufa majdanoz.

Këta, që lëshohen si kafshë me Inspektorat Ndërtimi, me Polici Shteti, me Polici Bashkiake, me Forca të Ndërhyrjes së Shpejte, me rruspa, me fadroma e me furgona mbushur me police, të gjithë këta këto katet pa leje, që janë 300 metra nga zyra e Ministrit te Brendshëm nuk e shohin dot fare fare

Këtyre, që nuk u shpëton gjë nuk i shohin dot me vite katet e Arben Malokut se u duhet për vota.

Sikter palaço burra se pushtetarë nuk jeni.

Ja ku i keni fotot, që këta syfetet e pushtetit me Veliaj në krye bëjnë fushate elektorale me Arben Malokun për te grabitur vota për rilindjen e Horrave dhe të Hajdutëve”-shkruan Vasili.