Vendosni fjalën kyçe....

Aneksimi nga Rusia i katër rajoneve ukrainase/ Ministria e Jashtme shqiptare: Nuk i njohim, shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka reaguar pas shpalljes zyrtarisht nga Rusia të aneksimit të katër rajoneve të pavarura ukrainase.

Ministria e drejtuar nga Olta Xhaçka i konsideron të rreme referendumet e mbajtura pak ditë më parë në 4 rajonet, për bashkimin e tyre me Rusinë.

“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.

Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër që rezulton nga kërcënimi ose përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB dhe të drejtës ndërkombetare.”– thuhet në reagimin zyrtar në Twitter.

Ky reagim vjen pasi këtë të premte, presidenti rus Vladimir Putin firmosi traktatet për bashkimin e 4 rajoneve me Rusinë: Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.