Vendosni fjalën kyçe....

Nxënësit e ‘Mehmet Akif’ e fëmijët e kopshtit ‘Turgut Ozal’ protestë para kryeministrisë: Të anulohet vendimi, nuk ndalemi


Fëmijët e kopshtit ‘Turgut Ozal’ dhe nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ si dhe prindërit e tyre kanë zhvilluar sot një protestë para kryeministrisë pas vendimit të qeverisë për mbylljen e kopshtit në fjalë dhe shkollës ‘Mehmet Akif Ersoy’

Prindërit e kanë deklaruar vendimin e qeverisë të turpshëm e të paligjshëm ndërsa kanë theksuar se besojnë se gjykata do e bllokojë atë. Ata kanë pohuar se do vijojnë me protestat deri në anulimin e vendimit.

“Sot kerkoj që të anulohet vendimi për mbylljen se është i pabazë. Fëmijën e kam mbajtur në shtëpi. Kjo nuk është zgjidhje, pa një arsye, pa paralajmërim. Fëmijës nuk i kemi thënë fare. Që ditën e parë tha se dua të shkoj në kopsht. Është justifikim, nuk ka lidhje fare. Unë kam pasur nipin e madh dhe e di se çfarë kushtesh ka aty. Të anulohet vendimi.” – tha njëri nga prindërit në protestë.

Protesta kundër vendimit janë zhvilluar ditët e fundit nga nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ e prindërit e tyre. Ata kanë kërkuar rihapjen e shkollës e të kopshtit duke e quajtur vendimin të paligjshëm e të padrejtë.

Përfaqësuesit e institucioneve arsimore në fjalë kanë deklaruars e do e ndjekin çështjen në rrugë ligjore.

Një ditë pas vendimit për mbylljen e shkollës ‘Mehmet Akif’, ministrja e Arsimit Kushi tha se shkaqet për heqjen e licencës kishin të bënin me shitjen e godinës ku ishte licencuar aktivitetit e zhvendosja diku tjetër pa leje.

Në disa raste kryeministri Rama ka deklaruar se pas vendimi për mbylljen e shkollës nuk ka asnjë konspiracion dhe se qeveria ka zbatuar ligjin njësoj si në rastet e tjera.

Shkolla ‘Mehmet Akif’ e kopshti ‘Turgut Ozal’ dyshohet se kanë lidhje me Fethullah Gulen, një kundërshtar i presidentit turk Erdogan, që akuzohet se ka lidhje me grushtin e dështuar të shtetit në Turqi në korrik 2016.

Në disa raste, Erdogan ka kërkuar hapur mbylljen në Shqipëri të instucioneve që kanë lidhje me Gulen.  Pak ditë më parë, biznesmeni Sinan Idrizi, pohoi se e kishte blerë ai godinën ku më herët ka qenë shkolla ‘Mehmet Akif’ ndërsa tha se pas vendimit të tij nuk ka të bëjë miqësia e tij me presidentin turk Erdogan po vetëm dëshira e tij për të investuar në arsim.