Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat


Menjëherë pas kërkesës së prokurorisë, e cila kërkoi ‘arrest me burg’, edukatorja Majlinda Dehima është vënë në pranga.

Dehima akuzohet se dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat, duke i thyer asaj dhe këmbën.

Prokuroria ka ngritur ndaj edukatores së kopshtit Stinët akuzën e ‘keqtrajtimit i të miturit’.