Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Pukë, shpallet në kërkim autori i dyshuar


Një person është shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e 44-vjeçarit Pjetër Kola mbrëmjen e djeshme në fshatin Qafë Qelë të Pukës.

Personi në fjalë është Martin Përgjini, i cili dyshohet se autor i vrasjes.

Viktima u dërgua me shpejtësi në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës nga dy persona të panjohur.

Pasi gjendja e tij u rëndua ai u dërgua në spitalin e Shkodrës me një plagë plumbi në bark po nuk mundi të mbijetonte.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç,  nga Lezha,  i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë. Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”