Vendosni fjalën kyçe....

U plagos në Pukë, 44-vjeçari nga Lezha ndërron jetë në spital


Të shtënat me armë zjarri në Pukë kanë përfunduar me vdekjen e një personi.

44-vjeçari Pjetër Kola fillimisht shkoi për ndihmë mjekësore i plagosur në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës rreth orës 18:00 dhe u dërgua më pas në Spitalin e Shkodrës.

Kola nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qafë Çelë të Pukës ndërsa policia nuk ka ende një version të qartë se në çfarë rrethanash është plagosur Pjetër Kola.

“Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç,  nga Lezha,  i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.  Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.