Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet shoferi në Kosovë, qarkullonte me foton e Putinit pas kamionit


Policia e Kosovës ka ndaluar shoferin e një kamioni që qarkullonte me fotografinë e presidentit të Rusisë, Putin, në pjesën e pasme të mjetit që drejtonte.

Ai është pikasur në Pejë ndërsa sipas zëdhënësit të policisë, ai është ndaluar dhe po merret në pyetje.

Pak më vonë, kamioni është parë sërish por kësaj here fotografia në pjesën e pasme ka qenë e grisur pjesërisht, shkruan Lajmi.

Autoboti që transportonte naftë nuk dihet nëse ka hyrë në pikën kufitare me fotografinë në pjesën e pasme apo ajo është vënë më pas ndërsa nuk bëhet me dije shtetësia e shoferit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *